Mëngjesi është vakti që vendos tonin për gjithë ditën, por disa kombinime ushqimore mund të ndikojnë negativisht në tretje dhe energji. Sipas ekspertëve të ushqyerjes, disa produkte të zakonshme që konsumohen bashkë në mëngjes mund të shkaktojnë fryrje, rëndesë dhe lodhje.
Një ndër kombinimet që duhet shmangur është ai i proteinave me niseshte, si buka me vezë apo mishi me patate. Këto ushqime kërkojnë procese të ndryshme tretjeje dhe mund të rëndojnë stomakun.
Po ashtu, kombinimi i drithërave me lëngje acidike, si lëngu i portokallit, nuk është zgjedhja më e mirë. Aciditeti i frutave mund të ndërhyjë në tretjen e karbohidrateve.
Ekspertët këshillojnë që frutat të konsumohen më vete, pasi kur përzihen me ushqime të tjera mund të fermentohen në stomak dhe të shkaktojnë parehati.
Një tjetër kombinim problematik është ai i qumështit me fruta acidike, si portokalli apo luleshtrydhet, pasi mund të çojë në fryrje dhe aciditet.
Ndërkohë, edhe pse duken zgjedhje të shëndetshme, kombinimet e shumta proteinike, si vezë me proshutë, mund të jenë të vështira për t’u tretur në orët e para të ditës.
