Donaldi kërkoi të largohej nga loja për të, REAGON për herë të parë Beatrix Ramosaj!

Triksa pas 4 ditësh heshtje ka reaguar me një shkrim të gjatë mbi eksperiencën e saj të zhurmshme në BBVIP.

‘Dua ta nis ktë shkrim me një falenderim për të gjithë ju që më falni ngrohtësi dhe jeni interesuar mbi gjendjen time.
Nuk do gënjej, jo çdo gjë është fushë me lule, tranzicioni në jetën reale sigurisht ka vështirësi por kam fatin të jem pjestare e një familje që më gjendet pranë për çdo moment dobësie përgjat përshtatjes.
Ju kërkoj ndjesë për lënjen pas dore të rrjeteve sociale, shfaqjeve televizive dhe mos përgjigjen e mesazheve por realisht kam nevoj edhe për pak fare kohë që të ri-gjej gravitetin tim.
Mund t’ju tregoi që përgjatë këtyre ditëve terapia ime ka qenë pasioni dhe arsyeja përse unë jetoj, muzika. Po hedh çdo mendim dhe ndjenjë në letër dhe nota.. E di që Monika dhe Arjola do jenë shumë të lumtura kur ta marrin vesh haha.
Donaldin po e ndjek nga jashtë.
E kam supportuar, do jem tifozja e tij e parë dhe siç e thash në sfiden e lajmeve i qëndroj mendimit qe ai duhet të fitojë BBV.
Përsa i përket marrdhënjes tonë, kam lexuar pak se si eshte parë nga jashtë.
I kuptoj dhe ata që kanë qenë pro edhe deri diku ata kundër. Duke qenë se mardhënia jonë ka lindur pastër në një show ku ndjekësit janë lidh me protagonistët dhe mendojnë se kanë të drejtën e opinionit dhe gjykimit mbi të gjithë ne brenda apo jashtë shtepisë.
Sot është dita ime e 4 jashtë asaj shtëpie dhe nëse @donaldveshaj do më zgjaste dorën që të hidheshim bashkë, do e bëja po prap.
Bekime dhe dashuri për të gjith ju!”, u shpreh Trixa.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by B E A T R I X (@beatrixramosaj)