Donald Trump Jr. është martuar në fshehtësi me Bettina Anderson në një ceremoni luksoze të organizuar në Bahamas.
Lajmi u “zbulua” nga Ivanka Trump, e cila publikoi në rrjetet sociale pamje nga udhëtimi familjar dhe atmosfera e dasmës private në një ishull ekskluziv.
Në ceremoninë intime morën pjesë rreth 40 të ftuar, mes tyre familjarë të afërt dhe pesë fëmijët e Donald Trump Jr. Presidenti amerikan Donald Trump mungoi në dasmë për shkak të angazhimeve shtetërore, por përmes një postimi publik uroi çiftin për martesën.
