“Do t’i marr hakun 7-fish”/ Vrau veten pas publikimit të FOTOS intime, babai i të ndjerës paralajmëron: “Nëse Altin Çoku NUK …”

Babai i Sibela Abedinit, vajza që vrau veten pas publikimit të një fotoje intime bë TikTok, ka deklaruar se në rast se nuk vepron drejtësia, do të jetë ai që do të marrë masa për ndëshkimin e Altin Çokut.

Sipas tij në rast se Çoku nuk dënohet me burgim të përjetshëm, ai do të marrë hak tek ai dhe familja e tij, deri në 7 meshkuj, ashtu siç e parashikon edhe Kanuni.

“Jam baba dhe nuk e lë me kaq historinë. Ai që ka shtyr drejt vetëvrasjes vajzën time… Të vrasësh një femër duhet të japësh 7 krerë meshkujsh. Unë do të pres ligjin, por kështu e parashikon Kanuni.

Nëse ligji nuk merr masa të rrepta… Do ta paguajë shtrenjt ai dhe familja e tij. Djali më ka thënë që dikush e ka shtyrë Sibelën, dikush e ka teklefonuar dhe e ka detyruartë dalë në tarracë që të pijë duhan”, ka thënë babai i Sibela Abedinit.

Sibela Abedini i dha fund jetës, duke u hedhur nga kati i katërt i pallatit, mbrëmjen e 10 shkurtit.

Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën ‘Teuta’ Kamëz, aty ku 27-vjeçarja jetonte prej një muaji me familjarët e saj. Ajo ishte e martuar me një shqiptar nga Kosova dhe bashkë ishin prindër të një vajze 2-vjeçare.