Do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision, por Ronela Hajati është e ‘frikësuar’ dhe kjo është ARSYEJA!

Artistja e njohur shqiptare, Ronela Hajati u shpall fituesja e Festivalit të 60-të në RTSH.

Ronela me “Sekret” do të përfaqësojë Shqipërinë në kompeticionin më të madh muzikor në Europë, në “Eurovision”.

Epo si duket “ethet” e festivalit e kanë zënë që tani Ronelën, e cila ka nisur përgatitjet. Ajo ka treguar se është e frikësuar, për një arsye të fortë.

Ronela është renditur si artistja e parë që do performojë në Eurovision. Ajo do këndojë “Sekret” në natën e parë gjysmëfinale.

“Ok, tani jam e frikësuar”, shkroi këngëtarja.