Alvaro Morata dhe Alice Campello janë ndarë. Sulmuesi spanjoll i Milanit e bëri njoftimin në rrjetet sociale, me një mesazh të gjatë, duke konfirmuar kështu thashethemet e ditëve të fundit, të cilat pëshpëritnin për një çift në krizë të rëndë:
“Pas disa kohësh reflektimi, unë dhe Alice morëm vendimin t’i ndajmë rrugët tona. Një marrëdhënie e mrekullueshme dhe e respektuar, në të cilën e deshëm dhe e ndihmuam shumë njëri-tjetrin. Ishin vite të mrekullueshme, fryt i të cilave janë katër fëmijët tanë, të cilët janë padyshim gjëja më e mirë që kemi bërë.
Është një vendim i dhimbshëm, ndaj kërkojmë respekt dhe ndjeshmëri. Mos shpikni histori për asnjë minutë, për t’u vënë në qendër të vëmendjes, sepse e përsëris: nuk ka munguar respekti në asnjë moment, vetëm ka pasur shumë keqkuptime të vazhdueshme që pak nga pak i konsumojnë gjërat.
Alice do të ketë gjithmonë një vend të veçantë në zemrën time. Gjithçka që kaluam së bashku ishte e pabesueshme, një përvojë e shkëlqyer mësimi”.
Alice Campello, e cila ka hequr mbiemrin Morata nga rrjetet e saj sociale, ka publikuar së fundi: “Mos besoni asgjë që thonë të tretët, sepse nuk e kanë idenë”.
Futbollisti Álvaro Morata (31 vjeç) dhe influencuesja dhe biznesmenja italiane Alice Campello (29 vjeçe) u takuan në vitin 2016, kur futbollisti luante për Juventusin dhe u martuan më 17 qershor 2017 në Venecia. Çifti, i cili ka katër fëmijë, rinovuan betimet e dasmës në një festë të madhe më 2022.