Prej disa ditësh tashmë, Enca ndodhet në Dubai ku duket se po kënaqet në maksimum nën shoqërinë e mikeshave të saj. Shumë shpejt megjithatë, plazhit, hoteleve luksoze, xhirove me varkë e festave në vendin arab do i vijë fundi pasi këngëtarja bukuroshe do të rikthehet në Tiranë për një motiv shumë të rëndësishëm.
Ylli 25 vjeçar ka një “Megahit” për të përfunduar. Këtë ja ka kujtuar edhe producenti i saj, ashtu siç na ka treguar edhe Enca në Instastory.
“Kthehu ke një Mega-hit për të përfunduar,” i shkruan ai në një bisedë në Instagram. “Po vij sa mora ca energji për klipin,” i thotë Enca.
Ndërkohë në story, ajo ka zbuluar edhe titullin e këngës me videoklip, që do të jetë “Rakia”, duke theksuar “ta mbajmë mend mirë”.
Duket se Dubai e ka frymëzuar këngëtaren të kthehet më fuqishëm se kurrë në “punë”, ashtu siç edhe paralajmëroi.