“Do të ikësh me…”! Kush e bëri xheloze Sarah Berishën?

Blogerja Sarah Berisha ka postuar një video në Instastory, ku shihet nën shoqërinë e Dj Pm.

Duket se ajo është bërë xheloze sepse ish-banori i BBV do të shkojë në një udhëtim me shokët e tij dhe ajo nuk ka nguruar ta ndajë këtë moment me ndjekësit në Instagram.

“Pra ti po më thua që sot do të ikish në jug me çunat ë, bravo. Javës tjetër jam unë me gocat. Faleminderit!”- thekson Sarah teksa qesh.

Sarah dhe Pm janë ndër çiftet më të pëlqyera momentalisht, të cilët krijuan romanën e tyre gjatë edicionit të Big Brother Vip.