“Do të filloj nga e para”, Rihanna jep lajmin e madh për fansat

Pas më shumë se tetë vjet, Rihanna është gati të publikojë albumin e saj të parë në studio. Këtë e raportoi “The Sun” bazuar në një burim nga industria e muzikës.

“Ka kohë që bëhen shaka se sa kohë do të duhet që albumi i nëntë i Rihannës të dalë në treg, por më në fund pritja pothuajse ka mbaruar”, thotë burimi i brendshëm.

U desh edhe shumë kohë sepse këngëtarja 36-vjeçare thuhet se ka eksperimentuar në zhanre të ndryshme.

Ajo kaloi nga pop-i në reggae në hip-hop. Tashmë ka kaluar sërish kohë në studio dhe gjërat duket se po shkojnë në drejtimin e duhur.

Rihanna për albumin e ri: “Do të filloj nga e para”. Albumi i fundit i Rihanna, “Anti”, u publikua në janar të vitit 2016.