Rezarta Shkurta dhe Ermal Hoxha janë një ndër çiftet më të bukur dhe të komentuar ku kanë qenë shpesh në qendër të vëmendjes në shtypin rozë.
Së fundmi Rezarta ka ndarë me ndjekësit një fotografi ku shfaqet së bashku me bashkëshortin e saj, ku kanë pozuar të kapur për dore dhe duken shumë elegantë.
Ndërkohë Rezarta na zbulon se çfarë i thoshte nëna kur ishte adoleshente për shkak të gjatësisë.
“Në adoleshencë mami më thoshte: Boll u zgjate se do na ngelësh në derë. Maaaamiiii e gjeta 1 e 96”, shkruan këngëtarja me humor.