“Do ishte dhurata më e bukur”/ Kristi Aliaj në plane për një bebe?

Pak kohë më parë, Krist Aliaj  na prezantoi me të dashurën e tij, një personazh jo publik.

Në një intervistë për “Bordo”, ai ka zbuluar më shumë detaje rreth lidhjes dhe jetës profesionale.

Teksa u pyet nëse një bebe do të ishte një dhuratë e bukur në jetën e tij, Kristi tha se absolutisht, por për momentin do të ishte shumë e vështirë.

Cila është dhurata më e bukur që mund të merrje për ditëlindje?

Dhurata më e bukur..

Bebe?

Një bebe.. tani akoma. Tani nuk do të dija çfarë të bëja me atë beben, si ta kapja.. nuk do dija fare. Po dhuratë e bukur është absolutisht, por tani për tani do ishte shumë e vështirë.