Do bëhet xheloze Sara?! Ledri publikon klipin e ri me protagoniste këngëtaren seksi…

Ashtu siç edhe kishte lajmëruar para disa ditësh, Ledri Vula publikoi sot këngën me videoklip “Don Mo”. Protagoniste e projektit është edhe këngëtarja seksi Morena Taraku, por në rolin e modeles.

Bashkëpunimi i reperit me bukuroshen brune u përfol që kur dyshja nisi të komentonte tekste kënge në fotot e njëri-tjetrit, teksa pushonin në Dubai.

Videoklipi nga produksioni BigBang i drejtuar nga Valon Aziri është realizuar në një nga shkretëtirat e vendit arab. Kënga duket se do të kthehet menjëherë në hit pasi është tepër ritmike dhe duke ruajtur stilin e Ledrit.

Fansat e reperit e kanë pëlqyer projektin e ri muzikor pasi kanë lënë komente positive kudo në rrjete sociale. /Afterparty.al