Djersitja e tepërt, disa mënyra për të kontrolluar procesin më të sikletshëm të verës

Një nga proceset më të sikletshme me rritjen e temperaturave, është djerësitja. Edhe pse funksioni i saj i parë është të ulë temperaturën e trupit, mbetet një ndjesi e sikletshme që na bezdis edhe në marrëdhënie me të tjerët.

Mirëpo, specialistët thonë se ka disa mënyra që këto situata mund të mbahen nën kontroll. Një prej tyre është përdorimi i deodorantit me aftësi të gjatë mbrojtjeje dhe pa alumin, përpara gjumit.

Përdorni çarçafë të freskët gjatë verës dhe kujdesuni që rrobata tuaja të jenë përherë të pastra. Shmangia e ushqimeve pikante dhe pijeve të nxehta që aktivizojnë gjendrat e djersitjes, është gjithashtu e dobishme.

Sidoqoftë, gjatë verës, askush nuk i shpëton djerësitjes!