Djali i Gjikos dhe Elitës shqipton fjalën e parë, kur t’a merrni vesh cila është do shkriheni së qeshuri!

Elita Rudi dhe Gjiko u bënë prindër për herë të parë në Shkurt të vitit të kaluar me ardhjen në jetë të djalit të tyre Zëri. Ndërkohë që ai po rritet, tashmë ka marrë edhe rolin e vëllait të madh me lindjen e motres, Bota, vetëm një muaj më parë.

Megjithatë Zëri vazhdon ende të jetë shumë i vogël për vete, aq sa tani ka nisur të shqiptojë fjalët e para, sigurisht jo ashtu siç duhet dhe e vetmja që mund ta kuptojë menjëherë është mami Elita.

Moderatorja bukuroshe ka ndarë sot në Instagram një video të tij në Instagram dhe i ka sfiduar të gjithë të gjejnë se çfarë kërkon vogëlushi. Ju premtojmë që nuk e kishit gjetur kurrë!

“Tani kanë ardhur shumë mesazhe e nuk po mundem t’i kontrolloj më. Fjala është kastravec”, ka shpjeguar ndër të tjera Elita, dhe kjo situatë i ka bërë të gjithë për të qeshur.