Diss ndaj Kristit? Keisi sqaron të vërtetën e këngës “Bye Bye”

Pas publikimit të këngës “Bye Bye” u spekulua se Keisi Medini ia kishte dedikuar Kristit.

Dyshja krijuan një marrëdhënie gjatë kohës sa ishte brenda shtëpisë, e cila përfundoi po aty.

Ndërsa gjatë pjesëmarrjes në një emision televiziv edhe vetë Kristi pranoi se kishte një dyshim se mund të ketë qenë një lloj ‘dissi’ ndaj tij.

Keisi tanimë ka shuar dyshimet lidhur me fjalët që kanë dalë.

“Nuk ia kam dedikuar askujt dhe gjëja për të qeshur është se si unë mund t’i bëja ‘diss’ Kristit kur isha unë ajo që brenda shtëpisë e mbylla vet lidhjen me të.

Nuk kam pasur më kontakte me Kristin, pra ashtu siç kanë pritur njerëzit. Kënga ka gjashtë muaj që ka qenë në studio, por duke qenë se unë dua çdo gjë të përkryer prita dhe ky ishte momenti për ta publikuar”, tha Keisi.