Disa mënyra si ta bëni parfumin tuaj të mbajë aromën më gjatë

Nuk ka asgjë më të keqe se të shpenzosh para për një parfum për të kuptuar më vonë se aroma e tij do të zgjasë vetëm disa minuta.

Më poshtë janë disa truke se si parfumi juaj të zgjasë më gjatë:

Hidratoni fillimisht lëkurën

Parfumet zgjasin më shumë kur ato aplikohen në lëkura të hidratuara, prandaj sigurohuni që lëkura juaj të jetë e hidratuar përpara se të aplikoni parfumin. Vetëm sigurohuni që të aplikoni një locion pa aromë, përndryshe, locioni do të përzihet me parfumin tuaj dhe aroma do të ndryshojë.

Sa më e lehtë të jetë aroma, aq më pak kohë do të zgjasë

Aromat e lehta do të zhduken më shpejt, pasi ato kanë një strukturë më të vogël molekulare, ndërsa aromat si druri dhe myshku do të zgjasin më gjatë në lëkurën tuaj. Është e rëndësishme të kujtoni këtë kur jeni duke blerë një parfum të ri.

Aplikoni parfumin tuaj pasi keni bërë dush

Nëse e aplikoni parfumin në lëkurë kur është ende e lagësht, aroma e parfumit do të zgjasë shumë më gjatë.

Ruani parfumin në një vend të ftohtë të errët

Nëse mbani shishet tuaja të parfumeve në vende të ngrohta dhe të lagështa, nxehtësia do të dëmtojë strukturën molekulare dhe do të dëmtojë cilësinë e aromës. Pra, sigurohuni që mos t’I mbani në banjë ose në një vend të ekspozuar ndaj rrezeve të diellit. Përkundrazi, mbajini parfumet në një vend të ftohtë e të errët.