Disa këshilla të thjeshta! Çfarë të bëni që t’i pëlqeni vjehrrës?

Gjërat që nuk duhet të bëni:

1.Mundohuni të mos e shfaqni dashurinë tuaj shumë hapur. Mund t’i bëjë prindërit e të dashurit tuaj të ndihen në siklet. Thjesht mos bëni asgjë që nuk do të bënit para prindërve tuaj.

2.Qëndroni larg temave që lënë hapësirë për debat dhe që janë tepër personale, si politika, feja ose shëndeti. Zgjidhni tema pozitive dhe tërheqëse për të biseduar.

Gjërat që duhet të bëni:

Një temë komode dhe interesante për një bisedë është fëmijëria e të dashurit tuaj. Kush mund t’ju tregojë më shumë për të sesa prindërit e tij? Kërkojuni atyre t’ju tregojnë disa histori ‘funny’ nga fëmijëria e tij dhe jemi të sigurt se ata do të jenë të lumtur t’jua tregojnë ato.

Sjellja e një dhurate të vogël është një ide e mirë. Ju mund t’i kërkoni të dashurit tuaj t’ju japë disa ide për një dhuratë të këndshme për prindërit e tij. Gjeste të tilla të vogla mund të lënë një përshtypje të mirë.

Është më mirë të visheni me rroba modeste. Por është gjithashtu një ide e mirë të zgjidhni një veshje që do të tregojë personalitetin tuaj. Prandaj zgjidhni një veshje të rehatshme që mund t’ju ​​ndihmojë të veproni natyrshëm dhe të ndiheni komod. Kërkojini të dashurit tuaj t’ju tregojë më shumë për prindërit e tij. Kjo do t’ju ndihmojë të keni ndjsinë se i njihni pak dhe ndoshta nuk do të ndiheni më pak nervozë.