Dilema e fundit e fansave është: A e kanë bërë gjoksin Tea, Kida dhe Elvana?!

Vajzat e showbiz-it i shohim gjithmonë të kurura në detaje dhe imazhi i tyre del perfekt në syrin e publikut. Jo vetëm yjet botërore, por edhe personazhet shqitarë kanë filluar të kujdesen e kurohen nga koka te këmbët dhe shumë mirë bëjnë!

Operacionet plastike prej vitesh u bënë “modë” në vendin tonë edhe pse personazhet nuk i pranojnë. Disa prej tyre mund të kenë më shumë se një operacion plastik, por ato pranojnë së kanë bërë vetëm një. Mirëpo kjo temë është e gjatë dhe ne sot po shkruajmë për komentet që kemi parë më shumë gjatë kësaj jave në rrjete sociale rreth operacioneve plastike dhe vajzave “vip” shqiptare në shënjestër të publikut.

Dilema e fundit e fansave është: A e kanë bërë gjoksin Tea, Kida dhe Elvana?!

Kjo është pyetja e të gjithëve këtë javë pasi vajzat kanë qenë mjaft të ekspozuara në syrin e publikut.

E fundit dhe më e freskëta është pyetja mbi Tean e “Për’puthen”. Një veshje e bërë në ditëlindjen e Ana Kaurit e nxorri akoma e më zbuluar në publik, pasi prej javësh fansat ja vinin në dukje, por bikinit që vishte edhe ja tregonin bustin e zmadhuar e herë herë jo. Fotot më poshtë flasin vetë dhe ne nuk kemi ç’themi më shumë, veçse të vazhdojmë me dy këngëtaret më IN për momentin, gjithashtu me të njëjtat komente.

Koncertet e shumë apo intervistat në televizione “i bëjnë më të prekshme” vajzat e njohura të skenës. Siç ka ndodhur edhe me Kidën, e cila si duket edhe pse “e ëmbla, e mira” në syrin e publikut, prej javësh nuk u ka shpëtuar komenteve të syprehtëve, të cilët mendojnë se artistja ka bërë ndërhyrje në gjoks. Madje së fundmi edhe media të ndryshme i referohen gjoksit të Kidës si “gjoksi i ri …”

Elvana Gjata personazhi i tretë në fokusin e po të njëjtave komente, por ka komentues të ndryshëm. Pas daljes së fundit televizive në NIN, artistja u “bombardua” nga ndjekësit për gjoksin e saj, por komentet tashmë në YouTube janë mbyllur. Por sidomos në faqe të ndryshme në Instagram kanë qarkulluar fotot më poshtë ku komentohen se gjoksi duket pak më i madh se dikur.


Epo ne nuk dimë t’ju themi si qendron e vërteta, këtë e gjykoni ju!/afterparty.al/