Dikur u përfolën për lidhje, tani Fifi dhe Fation Kuqari i dërgojne këto mesazhe njëri-tjetrit pas daljes nga BBVIP

Filloreta Raci apo e njohur ndryshe si Fifi u largua nga BBVIP këtë të enjte, duke thënë se këtë vendim e ka marrë pasi dëshiron që të merret më shumë me vetën e saj.

“Kam nevojë të dalë jashtë, që të merrem me veten ju pres pas 50 ditëve. Po ju ik një banore shumë e fortë prej shtëpisë. Juve që jeni të fortë po ua bëj rrugëtimin më të lehtë”, ka thënë Fifi.

Pas daljes së saj nga shtëpia ka patur shumë reagime në rrjetet sociale, ku shumë prej miqve të saj dhe personave me të cilët ka bashkëpunuar e kanë mbështetur.

Njëri prej tyre është edhe ish konkurrenti i Përputhen Fation Kuqari, me të cilin u përfol se ishin në një lidhje, por më pas ai u bë pjesë e klipit të këngës “Maniak”.

Përmes një postimi Fationi shkruan:

“Ti je ajo artistja që këngët e tua do të dëgjohen edhe pas 100 vjetësh”, duke e shoqëruar postimin me një zemër të bardhë.

Fifi i ka kthyer mesazh falenderimi, duke e ripostuar videon në Instagramin e saj.