Dikur nuk flisnin me gojë, sot Fifi HABIT me veprimin ndaj Taynas! Ja si reagoi kjo e fundit!

Shpesh herë në media përflitet një përplasje mes Fifit dhe reperes Tayna, por sonte dyshja vendosi disa pika mbi “i”.

Disa herë janë kapur me “diss”-e ndaj njëra-tjetrës e herë me deklarata të ndryshme, si ajo e Fifi në emisionin “Shiko Kush LUAN”, ku u pyet se sipas saj cila është kënga shqiptare me tekstin më kot u përgjigj duke thënë: “Qe qe” nga Tayna. Ndërsa kur u pyet se çfarë problemi ka ajo dhe Tayna? Ajo refuzoi të përgjigjej, por habiti me veprimin kur në sfidën e “Paintball”, pyetjes se cili është “Cili nga personazhet publik në tabelë është “ON TOP”?!”, Fifi vendosi të qëllojë foton e Taynas, por shtoi duke qeshur: “Jam une pastaj është Tayna, “On Top”!”.

Mirëpo kësaj zënë dyshja i ka dhënë fund sot dhe hapin e parë e bëri Fifi.

Këngëtarja ka pëlqyer shumë idenë e projektit më të ri që do të sjellë Tayna shumë shpejt në treg, ku e lançoi me mbishkrimin më poshtë:

“Shume gra dhe vajza shqiptare kane lene gjurme ne historine tone ne fusha te ndryshme. Meqe rikujtohen rralle, une kam vendosur qe albumin tim te pare ta nis me disa nga ato 👑 28 Nentor – Album Intro “Heroinat”.”, shkruante Tayna.

Ndërkohë Fifi repostoi postimin në instastory ku shkruan “#Fuqiaegruas”, duke bërë tag Tayna.

Duke lënë pas mëritë edhe reperja e njohur e ka ripostuar këtë mbështetje nga Fifi dhe Më pas publikoi edhe këngën më të re të këngëtares pas daljes nga shtëpia e famshme.