Sot janë bërë 1 muaj që kur Gresa Behluli solli në jetë djalin e saj, Diell, duke provuar për herë të parë ndjenjën e të bërit nënë.
Dielli është fëmija i parë në familjen e bilbilit të kënges shqipe, Shkurte Fejza, e cila u bë gjyshe për herë të parë.
Gresa ka vendosur që mos ta ekspozojë akoma Diellin në rrjete sociale por ditën e sotme në 1 mujorin e ardhjes së tij në jetë është publikuar një fotografi e tij me gjyshe Shkurten.
Këngëtarja duket tejet e lumtur me nipin në krah, ardhja e të cilit ka lumturuar padyshim të gjithë familjen.
