Diddy përgjegjës për vrasjen e 2Pac? Familja angazhon një avokat hetues

“Fuundosja” e reperit të njohur ka nisur tash e disa javë, sidomos pas arrestimit të tij me akuzat për keqpërdorime seksuale.

Dhe ndërsa po zhvillohen hetime dhe çdo ditë po dalin pista me dëshmi të reja, një dyshim që lidhet me vrasjen e Tupac Shakurit është ngritur, gjithashtu.

Familja e reperit të ndjerë tashmë ka punësuar një grup hetimor për të hulumtuar lidhjen e Diddyt me vrasjen e 2Pac.

Së fundmi është arrestuar një person i cili ka deklaruar se Diddy i ofroi 1 milion dollarë për të vrarë 2Pac-un.

Avokati Alex Spiro është angazhuar nga familja Shakur, e cila beson se do të zbardhet vrasja e mistershme që ndodhi në shtator të vitit 1996.
Combs ka mohuar akuzat, por rikthimi i vëmendjes në këtë çështje ka bërë që familja të ndjekë rrugët ligjore.