Pak ditë më parë, Klea Prenga u dhunua barbarisht nga dy motrat, Antonela dhe Mariela Berisha duke i shkaktuar plagë të rënda në fytyrë, pamje të cilat janë bërë publike dhe vetë Klea në llogarinë e saj personale të Instagram-it.
“Policia është angazhuar për kapjen e personave. Shumë shpejt do të keni njoftimin për kapjen e tyre”, tha kreu i policisë.
Dosja e dhunimit të Klea Prengës tashmë është në duart e Prokurorisë së Tiranës.
Antonela e “Big Brother VIP” dhe “Përputhen” nuk ka hequr dorë së publikuari foto në llogarinë e saj të biznesit në Instagram, madje ditën e djeshme, Antonela ka publikuar në llogarinë e saj të biznesit në Instagram disa foto.