Dhëndrri i dytë në familje! Motra e Dua Lipës si duket sapo na zbuloi të dashurin

Fama që ka e motra, Dua Lipa, si njëra nga këngëtaret më të suksesshme të momentit, ka bërë që edhe Rina të ndiqet nga afro 1 milionë njerëz në rrjete sociale.

Gjersa lidhja e Duas me Anwar është tashmë e njohur dhe djaloshi ka bërë edhe pushime me prindërit e Duas, familjes Lipa duket se i është shtuar edhe një dhëndër.

Ka qenë Rina që ka publikuar disa fotografi me një djalë, të cilit i ka uruar ditëlindjen e tij të 21-të.

Afrimiteti dhe dashuria e shprehur ndaj tij ka bërë që mediat të aludojnë për një lidhje të mundshme mes tyre.