Detajet nga ngjarja/ Vrau veten pas videove denigruese, ditën e ngjarjes kishte ditëlindjen e vajzës

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur pak ditë më parë por u bë publike vetëm sot. Një nënë e 4 fëmijëve i dha fund jetës pasi i publikuan video denigruese në Tik Tok.

Ngjarja në fshatin Vadardhë i Sukthit, ndodhi më 2 janar, ditën kur kishte ditëlindjen njëra nga vajzat e viktimës. Duket se viktima nuk e ka përballuar dot presionin psikologjik nga materialet e shpërndara në rrjetet sociale.

Videot kanë nisur të publikohen rreth një vit më parë në Tik Tok, nga persona të paidentifikuar ende nga grupi hetimor por dyshohet se ishin koleget nga fabrika ku kishte dhënë dorëheqjen pak kohë më parë. Bashkëshorti i viktimës i ka kërkuar që ta kapërcente këtë situatë, por 41-vjeçarja zgjodhi të përfundonte kalvarin e vuajtjes 1-vjeçare. Megjithatë, dyshohet se situata mund të ketë agravuar edhe marrëdhënien bashkëshortore.

Në rrjetet sociale janë përdorur foto të viktimës me fjalë denigruese për moralin e saj, ndërsa do të jenë hetimet që do të zbardhin ngjarjen e rëndë, ende pa autor.