Detaje të reja tronditëse! Ekspertiza vërteton se nuk kishte dhunë: Ornela puthi fëmijët dhe…

Një ngjarje tragjike e ndodhur disa ditë më parë në New York ka tronditur të gjithë.

Çifti shqiptar Florindi dhe Ornela u hodhën nga dritarja e katit të gjashtë duke vdekur në vend.

Fillimisht u akuzua se ishte aktori që kishte hedhur bashkëshorten shtatzënë dhe më pas kishte bërë vetëvrasje, por detaje të reja nga ekspertiza vërtetojnë tjetër gjë.

Në një intervistë për “Euronews Albania”, i afërmi i familjes Adem Belliu është shprehur se sipas ekpertizës, Florindi dhe Ornela janë hedhur nga dritarja dhe kanë humbur jetën në vend.

E vërteta sipas ekspertizave është që të dy janë hedhur nga dritarja dhe kanë vdekur në vend. Ekspertiza thotë që nuk ka pasur dhunë që të shtyjnë njëri-tjetrin. Është edhe fakti tjetër që fëmija 3 vjeç, pas 5 minutash që policia kishte mbërritur në katin e gjashtë, kishte pyetur fëmijë se fëmija po shikonte nga dritarja. Fëmija kishte thënë që e ëma e kishte puthur, i kishte thënë mirupafshim dhe ishte hedhur nga dritarja. Policia ka nxjerrë ekspertizën dhe në dokument thotë, nuk ka shenjë që është përdorur forcë”, deklaroi ai.