Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur mesditën e sotme në Durrës.
Një vajzë, nga Venezuela, ka përfunduar mbi çadrat e një lokali pasi është hedhur nga kati i dytë i një hoteli.
Policia ka dyshime se vajzën e ka shtyrë 39-vjeçari nga Shijaku, me të cilin ajo ishte në dhomë dhe kishte debatuar.
Për fat të mirë vajza ka përfunduar mbi çadrat e lokalit dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Ajo është transportuar për në spital për kontrolle të mëtejshme, bashkë me 39-vjeçarin.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 14:40, në rrugë, në lagjen nr. 2, dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht një 39-vjeçar, banues në Shijak dhe shtetasja nga Venezuela, 22 vjeçe. Si pasojë janë dëmtuar lehtë të dy të përfshirët në konflikt, të cilët po marrin asistencë mjekësore në spital. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të konfliktit.