Dështon Festivali Sunny Hill në Kosovë, pritet të mbahet në Tiranë

Festivali më i madh i organizuar disa vite në Kosovë, “Sunny Hill”, këtë vit nuk do të mbahet në Kosovë pasi zbulohet se oganizatorët janë tërhequr.

Vendimi dyshohet se ka ardhur si pasojë e zvarritjes së procedurave nga ana e Qeverisë për ta bërë të mundur mbajtjen e tij.

Organizatorët kanë njoftuar krerët e shtetit dhe ministrat se nuk do ta mbajnë festivalin në Prishtinë.

Ky festival që ishte menduar të mbahej nga 4 deri më 7 gusht, por tanimë do të zhvendoset në Tiranë.