Dëshmoi tre orë në prokurori për vrasjen e Liridonës/ Naim Murseli ndryshon versionin e ngjarjes

Naim Murseli dha sot një version krejt tjetër për vrasjen e gruas së tij, Liridona Ademaj, teksa u pyet për tri orë në Prokurorinë Themelore të Prishtinës.

Avokatja e tij, Teuta Zhinipotoku, u shpreh se dëshmia e Murselit nuk është e njëjta më ata të publikuar më herët.

“Sot para Prokurorisë Themelore- departamenti për Krime të Rënda, në cilësinë e të pandehurit është dëgjuar i pandehuri Naim Murseli, dyshimi i bazuar është i orientuar në drejtim të veprës penale ‘Vrasje e Rëndë’ në bashkëkryerje nga neni 173 par 1.3 dhe 1.4 lidhur me nenin 31 të KPRK-së, si dhe i pandehuri ka rrëfyer versionin e vet të mbrojtjes dhe mbrojtja e tij lidhur me ngjarjen është tërësisht ndryshe nga ajo që është publikuar në rrjetet e informimit dhe ato sociale”.

Liridona Ademaj u vra më 29 nëntor të viti të kaluar në Prishtinë, në një ngjarje që ishte inskenuar si grabitje, por më pas u zbulua se ishte plan i menduar deri në detaje për ekzekutimin e saj.