Del video! Momentet e fundit të Alma Arrazit me tre fëmijët për dore buzë Bunës, para se të mbyteshin në lum

Këto janë momentet kur Alma Arrazi dhe tre fëmijët e saj nisen drejt vendit që do të shënonte edhe fundin e jetës së tyre.

Njëra është momenti kur Alma me tre fëmijët ndahet nga kunata me fëmijën e saj dalin nga lokali ku kishin konsumuar një kafe tek Hyrja e Parkut të Biçikletave. Duhet të jetë ora 20:10. Alma merr të largohet ndërsa ka përdore djalin e vogël, Arditin 3 vjeç dhe njërën prej vajzave, Gresin 7 vjeçe dhe Ergesën 9 vjeçe.

Ndërsa Alma largohet me fëmijët kunata e ndaluar dhe me fëmijën në dorë ndalon për pak dhe i shkruan dikujt në telefon.

Në një fotosekuencë tjetër rreht orës 20:21 Alma Arrazi shfaqet në trotuar së bashku me fëmijët e saj, rrugës që të çon te “Ura e Bunës” së vjetër, në drejtim të “Kishës së Zojës”, Shkodër.

Ky besohet se është moment që Alma Arrazi ka parë bashkëshortin e saj në makinë me të dashurën e tij. Pikërisht sipas gruptit hetimor, kur ka shkuar mbi urrën e Bunës, Alma Arrazi, ka marrë tre fëmijët e saj dhe i ka hedhur në lumin Buna dhe më pas është hedhur vetë.
d4d03f57dbc7445bb2a76cf575f6800f

Ngjarja tragjike u zbulua kur u gjet rastësisht nga një peshkatar trupi i vajzës së parë, ndërsa trupat e tjerë u gjetën pas 3 ditë kërkimesh nga polumbarët. Tragjedia e familjes Arrazi dyshohet se është pasojë e dhunës psikologjike dhe tradhtisë bashkëshorte. Në akuzë, si shkaktar i vetëvrasjes është bashkëshorti i të ndjerës, Erdgys Arrazi i cili u la pas hekurave një ditë më parë nga Gjykata e Shkodrës ku para togave të zeza, u shfaq në gjendje të rënduar psikologjike.