Ylli i popit Liam Payne kishte droga të shumta duke përfshirë kokainën dhe metamfetaminën në sistemin e tij kur ra për vdekje nga ballkoni i një hoteli në Argjentinë , sipas raporteve fillestare toksikologjike të cituara nga mediat të hënën.
TMZ raportoi se një koktej droge i quajtur “kokaina rozë” – që përmban metamfetaminë, ketaminë dhe MDMA – ishte gjetur gjatë një autopsie të pjesshme, së bashku me kokainë dhe benzodiazepinë.
Këngëtari britanike dhe ish-anëtari i One Direction vdiq javën e kaluar në moshën 31-vjeçare, pasi u rrëzua nga një dhomë hoteli në katin e tretë në Buenos Aires.
Kokaina rozë është një drogë sintetike ilegale që është bërë një shqetësim në rritje në disa vende të botës. Kokaina rozë nuk është, siç sugjeron emri, kokainë që është lyer rozë.
E njohur edhe si tuci ose tusi, kokaina rozë është një përzierje drogash të ndryshme. Është zakonisht një përzierje e ketaminës, MDMA dhe kafeinës dhe vjen në trajtën e pluhurit rozë.