Seanca e sotme parlamentare u ndërpre pa filluar ende mirë.
Deputetët e opozitës dhe mazhorancës janë përleshur fizikisht në Kuvend. Deputeti Bledion Nallbati goditi socialistin Vullnet Sina.
Ky i fundit mori fjalën në Parlament për të shprehur shqetësimet për banorët që përfaqëson por deputetët e opozitës që bllokuan foltoren, kërkuan që ai të ndërpriste fjalën.
Akti u shoqërua më tej konfrontime midis deputetëve të të dyja palëve, ndërsa ndërhyri edhe Garda e Republikës.
Kjo detyroi kryetaren e Parlamentit, Lindita Nikolli që të ndërpriste seancën parlamentar për të paktën 5 minuta.
Ndërkohë Sali Berisha u fut live nga facebooku i tij për të dënuar ngjarjen.
https://fb.watch/n-AO_F1sAz/?mibextid=qC1gEa