Debati mes Romeos dhe Arbër Hajdarit, reagon Donaldi: Nuk duhet lejuar në asnjë mënyrë…

Pasi Romeo  linte vazhdimisht vetëm Heidin në suitë dhe dilte jashtë me banorët e tjerë, sjellja e tij u kritikua nga opinionistët, sidomos Arbër Hajdari.

Ai tha se Romeo nuk ka ndjenja për Heidin dhe bën çdo gjë për lojë.

Por, kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak Donaldit, i cili përmes një InstaStory i del në mbështetje Romeos, duke i kërkuar të ketë durim dhe se ai nuk është as rrugaç dhe aq i vogël.

“Durim shpirti se nuk je as i vogël as rrugaç.Vendosja e “si” përpara nuk besoj se i jep të drejtën Romeos t’i thotë të tjerëve “si” idiot ose “si” debil ose si… Romeo është një djalë që ka se çfarë humbet në atë program dhe opinione të tilla apo që ngelen në memorie nuk duhen lejuar. Të paktën për një djalë që nuk ka ofenduar asnjë. Nuk merret parasysh as presioni as mungesa e informacionit, por flitet në kushte të barabarata. Po më pelqeni shumë sot. E kam thënë, brumi i byrekut është ky djalë!”, shkruan Donaldi.