Dasma nuk ka të mbaruar! Familja Kardashian-Jenner fotografohet rrugëve të Italisë

Çifti i njohur Kourtney dhe Travis pritet të zhvillojnë një ceremoni madhështore dasme në Portofino.

Është pikërisht ky destinacioni që ata kanë zgjedhur për të festuar dasmën e vitit.

Familjarët Kardashian dhe Jenner gjithashtu janë fotografuar rrugëve të Italisë siç mund t’i shihni në këto foto.

Çifti u martua ligjërisht në një gjykatë në Santa Barbara të dielën e kaluar, por mendohet se do të martohen në një ceremoni luksoze këtë fundjavë.


Sipas TMZ, Kourtney dhe Travis kanë marrë me qira shtëpinë historike të muzeut Castello Brown që ndodhet në një kodër mbi portin Portofino.