Pas daljes nga Big Brother Vip, Dj Dagz vijon punën e tij në Kosovë ku ka edhe familjen e shoqërinë, ndëra Eixhel ka angazhimet e saj në Tiranë.
Në një intervistë të dhënë Dj Dagz rrëfeu se lidhja në distancë është diçka e mirë pasi secili prej partnerëve mund të ketë privatësinë e tyre.
“Momentalisht jam më shumë në Kosovë por edhe në Tiranë jam part-time. 5-6 ditë jam këtu, 4-5 ditë jam atje, ka raste që kam ndenjur dy javë dhe s’kam shkuar. Por për shkak që kam lokalin këtu, edhe shoqërinë edhe familjen. Einhel po vjen këtu, unë shkoj atje, shumicën e kohës e kalojmë bashkë. Shumë e mirë është lidhja në distancë.
Distanca e madhe nuk është e lehtë ndoshta edhe e mirë, por distanca e vogël për një lidhje është shumë e mirë. Jo në fillimi se është edhe ai entuziazmi që të rrimë non-stop bashkë, por unë e shikoj lidhjen, besoj që edhe te Einxheli e kam gjetur shumë veten sepse edhe ajo e ka gjetur tek unë. Kam dëshirë të kem një lidhje që unë kam jetën time dhe partnerja ime ka jetën e vet. Po më pëlqen shumë më shumë lidhja sepse e kemi hapsirën të përqendrohemi në jetët tona personale.”- tha Dagz.