Besa Kokëdhima duket se ka kurorëzuar dashurinë e saj në martesë. Këngëtarja ka surprizuar ndjekësit me një foto bardh e zi tepër romantike, ku shfaqet e veshur me një fustan elegant nusërie, ndërsa shkëmben një puthje plot ndjenjë me partnerin e saj.
Në postimin e publikuar në Instagram, Besa ka zgjedhur fjalë të ndjera për njeriun e zemrës:
“Ti je paqja dhe lumturia ime, rrahja e zemrës sime, një bekim i maskuar, gjithçka dhe përtej saj. Jam krenare për burrin që je, adhuroj zemrën tënde të madhe e të bukur dhe sytë e tu magjikë. TT, të dua.” ❤️ .
Edhe pse këngëtarja nuk ka dhënë shumë detaje rreth ceremonisë, fotoja flet vetë. Atmosfera intime dhe veshja e saj kanë bërë që ndjekësit të aludojnë se bëhet fjalë për një martesë të mbajtur larg syrit të publikut.
Urimet kanë vërshuar menjëherë në rrjet, ndërsa fansat e kanë përgëzuar artisten për këtë kapitull të ri në jetën e saj.

