Dalja e parë publike që pas humbjes së djalit, Georgina Rodriguez shkëlqen në “Festivalin e Kanës”

Georgina Rodriguez bëri daljen e parë publike pas humbjes së djalit të saj.

Muajin e kaluar, ajo dhe partneri i saj, Ronaldo zbuluan se djali i tyre kishte humbur jetën gjatë lindjes, por vajza, Bella Esmeralda erdhi shëndoshë e mirë në jetë.


28-vjeçarja ka marrë kohë për t’u kujdesur për vajzën dhe fëmijët e tyre dhe më në fund u shfaq  rrëzëllitëse në Francë për ‘Festivalin e Filmit në Kanë’.


Ajo dukej shumë elegante e veshur me një jumpsuit lëkure të zi ndërsa mbante një çantë portokalli Hermès. Georgina kishte veshur po ashtu një palë taka të zeza të larta. Ajo po ashtu mbante një palë syze teksa flokët i kishte kapur në një model klasik.

Tags: Georgina