Këto janë pamjet kur Xhemal Loka dhunon e ofendon gruan e tij të ndjerë, Bedrie Loka, e cila i dha fund jetës më 2 Janar duke pirë fostoksinë.
41-vjeçarja qëndron e ulur në divan ndërsa bashkëshorti i qëndron tek koka duke e kërcënuar.
Një prej tyre filmon momentin, ndërsa tjetri qëndron mes prindërve në përpjekje për të ndaluar të atin që t‘i afrohet nënës së tij.
Në videon e publikuqr nga Balkanweb, Xhemal Loka dëgjohet duke i thënë: Do t’i q** robt! T’i shk****ej robt mu në vorr! A dëgjove oj Bedrie? Nuk fut dot kërkush turinjtë!
“Kush është ai që fut turinjtë“, i kthehet ajo, ndërsa 45-vjeçari i kthehet: As…. e as kërkush…“
Sot para trupit gjykues, Xhemal Loka ka deklaruar se nuk e ka dhunuar bashkëshorten dhe sipas tij ajo vrau veten për shkak të disa fotove denigruese të publikuara në një adresë TikTok të hapur në emër të sa, por falë dëshmive të familjarëve dhe gjetjes së këtyre pamjeve gjykata e la në burg.