Ç’po ndodh?! Pas ndarjes nga Tea, Bearti shihet në krahët e këngëtares së famshme shqiptare: “Zemra ime…”

Pas daljes nga Përputhen, konfirmimi I lidhjes me Tea Trifonin e solli Beartin në qendër të vëmendjes për mediat rozë. Por romanca e dyshes nuk zgjati shumë dhe disa thumba në rrjet zbuluan ndarjen e tyre aspak paqësore. Tea dhe Bearti sulmuan publikisht njëri-tjetrin duke pasuar fajin për ndarjen.

Por çfarë po ndodh me Beartin dhe Shkënda Dubovën?

Ish-konkurrenti kosovar ka publikuar një foto me këngëtaren ku e quan “dashuria ime”. Jo pa arsye ndjekësit janë bërë kurioz dhe e kanë pyetur se çfarë e ka këngëtaren.

Bearti ngre akoma më shumë dyshimet duke u përgjigjur: Ehh Shkëndën…