Ç’po gatuhet vallë? Lori Hoxha rikthen në rrjete sociale kunatin e saj, Ledion Liço: “Zoti producent …”

Prej kohësh Ledion Liço po i mungon ekranit dhe rrjeteve sociale, por është kunata e tij Lori ajo që e sjell hera-herës në vëmendjen e publikut.

Edhe sot ka qenë Lori ajo që e ka rikthyer në rrjete sociale duke publikuar një foto të tij e duke zbuluar se po kurdisin diçka.

“Zoti producent është gati”, shkruan Lori duke i bërë kuriozë të gjithë.