“Çne Ami me Ledrin”, komenti epik i Ermal Mamaqit, me lookun e ri ndjekësit e krahasojnë me reperin e njohur

Ermal Mamaqi njihet për komentet e tij epike në rrjete sociale.

Aktori i njohur së bashku me Amin kanë kaluar disa ditë pushimi në Turqi nga ku kanë ndarë pamje të mrekullueshme.

Ditën e sotme Ermali postoi një foto në Instagram me Amin ku shihen të dy të kapur dorë për dore, ku shkroi:

“Fuqia e vërtetë e një burri qëndron tek madhësia e buzëqeshjes së gruas pranë tij. Çdo ditë mendo që më e mira nuk ka ardhur akoma…”

E në këtë foto ku Ermali shihet me look të ndryshuar për xhirimet e serialit ndjekêsit e kanë krahasuar me Ledri Vulën.

Këtë ngjashmëri e ka vënë re edhe Ermali që ka shkruar në koment: “Kur pashë foton thashë me vete “çne Ami me Ledrin”. Pastaj pashë që isha unë”