Ç’ndodhi? Sara Hoxha tremb dhe shqetëson ndjekësit me foton krah Poem me maskë oksigjeni

Ledri Vula dhe Sara Hoxha janë treguar dorëlëshuar dhe kanë ndarë shpeshherë fotografi me vajzën e tyre, Poem Blu që erdhi në jetë në dhjetor të vitit të kaluar. Tashmë, vogëlushja është kthyer në një nga bebushat më të famshëm të Instagramit, kjo për arsye se prindërit e saj ndajnë shpesh momente me të, sidomos mami Sara.

Së fundmi si duket vogëlushja ka pasur ndonjë problem shëndetësor. Ka qenë nëna e saj, Sara, e cila ka postuar një fotografi që në fillim na trembi dhe shqetësoi të gjithëve, ku e ka të voglën në krahë dhe është duke i mbajtur oksigjen.

“Nuk është më aq e frikshme”, ka qenë mbishkrimi në foton e Insta Story.

Gjithsesi ende nuk dihet se çfarë ka Poem, vajza e Sarës dhe Ledrit.