Çmendurisht të dashuruar! Melisa dhe Andi i shprehin publikisht dashurinë njëri-tjetrit me fjalët më të ëmbla!

Andi dhe Melisa kanë mbetur çifti i vetëm nga “Për’puthen” edhe pse janë krijuar pas daljes nga programi.

Dyshja simpatike duken në ditët e tyre më të lumtura dhe nuk ngurrojnë shprehin publikisht dashurinë për njëri-tjetrin.

Së fundmi ka qenë Melisa që publikoi një fotografi së bashku me Andin dhe mbishkrimi na la pa fjalë.

“Dashuroj se sa mirë rritemi bashkë në çdo aspekt. Me uljet dhe ngritjet tona ama gjithmonë më të fortë. Unë & Ti pa pasur rëndësi se çfarë flitet e çfarë bëhet nga ana tjetër. Andi edhe 100 jetë ti kisha pas, 100 jetë t’kisha zgjedh”, ka shkruar Melisa.

Nuk ka munguar reagimi i menjëhershëm i Andit, i cili ka shkruar: “Të dua shumë dashuria e jetës sime”.