Çmenduri! Drake vë 300 mijë dollarë bast për këtë ndeshje

Me protagonist Lionel Messi, Argjentina mundi Kanadanë 2-0 dhe siguroi biletën e parë për në finalen e “Copa America”.

Reperi me famë botërore, Drake nuk ishte aspak i kënaqur me këtë zhvillim. Jo, ekskluzivisht, për humbjen e vendit të tij, por edhe për shumën e madhe që humbi në bast.

Së fundmi, artisti i njohur kanadez ka postuar në rrjetet sociale një foto ku tregon se ka vendosur një bast me një shifër marramendëse. Është fjala për 300 mijë dollarë, për fitoren e Kanadasë kundër Argjentinës në gjysmëfinalen e Kupës së Amerikës.