Çka po ndodh këtë sezon? Pas Julit e Ritvanës largohet edhe konkurrenti më i përfolur në “Për’puthen”!

Sezoni i ri i “Për’puthen” ka pak kohë që ka nisur por është i mbushur me ngjarje, debate e zënka, të cilat filluan që në ditët e para.

Por diçka tjetër më e madhe ndodhi brenda 1 jave duke u larguar disa konkurrentë.

Pas largimit të tre djemve nga vet produksioni dhe vajzat ishte Juli ai që u largua dhe kjo u lajmërua nga vet ai përmes rrjeteve sociale pasi nga programi nuk ka pasur akoma asnjë reagim.

Pas tij Ritvana lëshoi studion dhe nuk u kthye më ndërsa po flitet se edhe Edi i ka dhënë fund aventurës.

Djaloshi nga Kosova prej ditësh e kemi parë të ketë postuar nga Zvicra ndërsa nuk ka qenë pjesë e programit në puntatat e fundit.

Madje Edi edhe në bion e Instagramit nuk ka më të dhënat e Perputhen e as Top Channel.

Në rrjet po flitet se ai kishte një zënkë prapa kamerave por nuk është konfirmuar.

Se çfarë po ndodh mbetet të shihet në vazhdim!