Prej ditësh rrjeti po zien nga aludimet për një ndarje mes Xhensila Myrtezajt dhe Bes Kallakut.
Çifti nuk e ndjek më njeri tjetrin në Instagram dhe gjithashtu këngëtarja i ka fshirë të gjitha fotot me Besin dhe pikërisht këto veprime i kanë shtuar benzinë më shumë zjarrit për një divorc.
Edhe pse vetë ata nuk e kanë konfirmuar lajmin dhe vijojnë të postojnë foto të ndryshme nga jeta e përditshme, afterparty.al ka vënë re se ndërkohë Xhensila vijon të ndjekë në Instagram kunatën e saj, Ana Kallaku. Njëjtë edhe kjo e fundit këngëtaren.
Kjo është hera e dytë që çifti përflitet se po ndahet, asokohe ata i dhanë fund zërave me një deklaratë publike, ndërsa tani askush prej tyre nuk i ka komentuar ende aludimet e radhës.