Akrepi
Besnikëria e kushtëzuar. Ata që i përkasin shenjës së Akrepit do të tregojnë besnikëri vetëm ndaj njerëzve që zgjedhin dhe së pari kanë kontrolluar se e meritojnë. Kjo shenjë është shumë selektive se ku do të tregojë besnikërinë e saj. Akrepat janë edhe të përkushtuar dhe mbrojtës. Ata e vlerësojnë besnikërinë mbi të gjitha dhe nuk e tolerojnë tradhtinë. Nëse ndodh diçka dhe ata humbasin besimin tek ju, atëherë prisni hakmarrje. Edhe nëse kanë kaluar vite, ata nuk do të harrojnë se si ke vepruar.
Bricjapi
Bricjapi drejtohet nga Saturni, planeti i përgjegjësisë dhe angazhimit, kështu që kjo shenjë praktike luan “sipas rregullave”. Edhe pse besnikërinë e tyre mund ta vini re më shumë në vendin e punës, ata mbeten besnikë ndaj të gjithëve. Të tradhëtosh ose të braktisësh dikë kur ka më shumë nevojë, thjesht nuk do t’i shkonte në mendje një Bricjapi. Në vend të kësaj, ata do të përveshin mëngët dhe do të bëjnë atë që duhet bërë.
Peshqit
Mund të themi se Peshqit e ndjeshëm janë besnikë deri në fund. Thellësisht intuitivë, ata priren të përvetësojnë ndjenjat e të tjerëve sikur të ishin të tyret. Ata ëndërrojnë për një botë plot me njerëz të lumtur dhe do të bëjnë gjithçka për të arritur këtë vizion. Tradhtia e një miku ose të një personi të dashur do t’i lëndonte ata aq thellë sikur të kishin tradhtuar veten. Ju mund t’u besoni atyre pa frikën e gjykimit dhe mos u habitni nëse ata shfaqen në derën tuaj me një kuti me shami pasi t’u thoni se jeni të mërzitur.
Gaforrja
Kjo shenjë e ndjeshme vendos miqtë dhe familjen në radhë të parë, shpesh edhe para vetes. Por ndryshe nga disa prej shenjave të tjera në këtë listë, ata nuk presin asgjë në këmbim. Kujdesi për të tjerët vjen natyrshëm tek Gaforrja. Gaforret aspirojnë të krijojnë një marrëdhënie dashurie dhe një shtëpi intime. Ata duan që ju të ndiheni rehat në vendin e tyre, dhe zakonisht, kjo përfshin biskota të ngrohta, të sapopjekura ose supë pule të bërë në shtëpi.
Demi
Në krye të listës së shenjave më të përkushtuara është Demi, ata që e duan stabilitetin dhe nuk ndjehen rehat me ndryshimin. Ata mund të jenë kokëfortë, por patjetër që mund të mbështeteni tek ata. Ata janë shpatullat tuaja për të qarë dhe mos hezitoni të merrni përsipër vështirësitë e një marrëdhënieje. Ata rrallë hyjnë në marrëdhënie, por kur e bëjnë është për gjithë jetën.