Tre muaj më parë, Nicki Minaj humbi babanë e saj pas një aksidenti tragjik. Babai i këngëtares u nda nga jeta në moshën 64-vjeçare, pasi u përplas për vdekje nga një automjet.
Megjithëse ka kaluar kohë nga tragjedia në familjen e reperes, ajo nuk ka reaguar asnjëherë deri më sot, kur vendosi të thyente heshtjen.
Në një letër drejtuar fansave, Nicki flet për shumë çështje në lidhje me familjen e saj, mes tyre edhe humbjen e të atit. Ajo e cilëson ndarjen e tij nga jeta, si humbjen më të madhe të saj.
“Edhe pse nuk mund të flasë ende për ndarjen nga jeta të babait tim, mund të them se ka qenë humbja më e madhe e jetës sime. Ndonjëherë kërkoj që t’i telefonoj atij. Akoma më shumë tani që ka ikur.Uroj që shpirti i tij të prehet në paqe. Ai ka qenë shumë i dashur për ne dhe do të na mungojë gjithmonë”, shprehet ylli i “Ganja Burn”. /Afterparty.al
