Cila është arsyeja?! Rihanna sulmohet ashpër në rrjete sociale

Ndërkohë që konflikti mes Izraelit dhe Palestinës ka hyrë në ditën e shtatë, shumë figura të njohura botërisht reaguan lidhur me luftimet.

Teksa të tjerë e injoruan tërësisht situatë, sikur të mos ishte ndodhur asgjë, Rihanna mbajti një qëndrim neutral dhe kjo ishte ajo që irritoi mjaft njerëz në rrjetet sociale.

“Po më thyhet zemra me dhunën që po shoh mes Izraelit dhe Palestinës. Nuk e shoh dot! Fëmijë të pafajshëm izraelitë dhe palestinezë po fshihen në streha kundër bombave, më shumë se 40 njerëz kanë humbur jetën vetëm në Gaza, 13 prej të cilëve ishin fëmijë të pafajshëm! Duhet të ketë një lloj zgjidhjeje! Po shohim se si njerëz të pafajshëm po bien pre e nocioneve të ekstremistëve dhe qeverisë dhe ky cikël duhet të thyhet!” , tha këngëtarja përmes një postimi në Instagram.

Kjo deklaratë ka “acaruar” shumë nga komentuesit të cilët shkruanin: “Jo, nëse je pro humanizmit, duhet të jesh pro Palestinës.”, “Ndryshova mendje Rihanna, mund ta mbash albumin që do nxirrje.” etj.