Çifti vazhdojnë pushimet në Dubai, modelja ruse publikon video nga banjo, ku Don Xhoni i këndon Drenicës e Skënderbeut!

Pas shumë dedikimeve përmes rrjeteve sociale e tatuazhit që modelja ruse bëri për Don Xhon, dyshja më në fund janë takuar dhe po kalojnë disa ditë pushimi në Dubai.

Ariana publikon vazhdimisht pamje e lumtur që takoi artistin që siç kishte thënë është gati ta marrë mbiemrin e tij.

Në një video të publikuar nga modelja nga banjo dëgjohet reperi drenicas duke kënduar këngë patriotike për Drenicën e Skënderbeun.

“Crazy” ka shkruar ajo sipër videos ku shihet duke qeshur me reperin që me sa duket këndonte nga dushi.